Rreth nesh

Mbi punën tonë

Misioni ynë është që ju të merrni trupin tuaj në kontroll

Jemi të ndërgjegjshëm për limitimet që rutina e gjithsecilit sjell. Orë të tëra që duhen t’i kushtohen vetes dhe mirëqënjes thjesht nuk janë aty.  

Ne ofrojmë t’ju bëjmë jetën më të thjeshtë – Merrni te ne informacionin e duhur si të ushqeheni, kur dhe me çfarë! Personalizuar për trupin tuaj dhe stilin tuaj të jetesës. 

Eksperiencat e shumta pozitive të klientëve tanë na forcojnë besimin te dietat dhe këshillat që ofrojmë. Pavarësisht nëse e konsideroni veten si person sportiv apo jo,  keni sëmundje apo alergji specifike – nga ju mjafton vetëm dëshira për të sjell trupin në formë dhe ushqyer shëndetshëm.

Ndaj ju sfidojmë – Na vini ne dhe veten tuaj në provë me një nga dietat tona apo merrni zgjidhjen për problemin tuaj duke shkarkuar një Ebook Këtu.

Ne bëjmë më të mirën

Ekipi ynë fantastik

Pasioni dhe Dëshira pas Fitdoctor dhe Fitfood vijnë nga eksperiencat personale të themeluesve dhe vendimi i tyre për të ndryshuar dhe ndikuar te të tjerët.

Matina Cobo

Mjeke e Përgjithshme
 Këshilluese Dietike

La pas jetën pasive të studentit të mjekësisë duke i shtuar ditës së saj disa orë stërvitje në palestër dhe studimit të nutricionit; sot një mjeke dietologe në krye të kompanisë FitFood.

Klaton Kumaraku

Personal Fitness Trainer

Një dizenjator grafik, i cili la pas jetën sedentare në zyrë, e shoqëruar me fast food dhe alkool, për t’ju dedikuar palestrës. Aty zbuloi pasionin e tij të dytë – kulinarinë. Sot është një nga trajnerët më të kërkuar personal të Fitness dhe drejtues i kompanisë FitFood.

Mendojmë për çdo gjë

Nga krijuesit e FitFood

Jo të gjithë e kemi mundësinë apo kohën e të blerit dhe gatuarit ushqime bio, mbase na mungon dhe eksperienca për këtë. Zgjidh që ta bëjmë ne për ty dhe t’jua sjellim drejt e në shtëpi apo në zyrë me FitFood.al

Vizitoni Këtu për shërbim inovativ delivery me receta unike bio, të pështatura për ju.