Contact Us

Keni Pyetje apo Kërkesa?






    Si ju ndihmojmë?

    Detyra jonë është të përdorim njohuritë tona për të ndërtuar dietën tuaj. Për këtë na duhet fillimisht të njohim trupin tuaj.

    Në rast se vuani nga sëmundje ju lutem të na tregoni në mënyrë të detajuar për to.

    Kontakte

       Email

    drmcobo@gmail.com

       Telefon

    +355 69 29 30 389

       Zyrat tona

    Rr. Petro Korcari, Komuna e Parisit, Tiranë

    Pyesni Dr Matinën

    Pyetjet më të shpeshta

    A është e shëndetshme dieta ketogjenike?

    Dieta ketogjenike është një ndër dietat më të famshme, por jo më kot. Sot është vërtetuar se sheqeri është armiku kryesor i njeriut, shkaktar i konfirmuar i diabetit, obezitetit e madje kancerit. Kjo lloj diete, duke qënë se nuk e lejon konsumimin e asnjë lloj karbohidrati, e furnizon trupin me yndyrna të shëndetshme e me proteina. Unë ndërtoj për klientët e mi një lloj mesdhetar të kësaj diete, plot me yndyrna të pangopura si vaji i ullirit e avocado, me perime e sallata stinore dhe me mish të freskët. Si e tillë është shumë më e shëndetshme se dieta ketogjenike amerikane.

    Sa kohë do më nevojitet për të hequr kilogramët e tepërt?

    Cdo metabolizëm është unik, jo vetëm nga shpejtësia e tij, por edhe nga mënyra se si reagon me dieta të ndryshme. Sigurisht sa më tepër kilogramë të tepërt të keni, aq më shpejt do dobësoheni. Javët e para, muskujt fillojnë e zbrazen nga glikogjeni i tepërt (ujërat) dhe ju bini më shpejt. Më tej nis humbja e masës dhjamore, e cila peshon më pak, por është më e dukshme përmes perimetrave të trupit.

    Unë ha pak e prapë shtoj. Si është e mundur?!

    Në personat mbipeshë e obezë gjenden pothuajse përherë edhe crregullime hormonale, të insulinës, kortizolit, tiroides e madje seksuale. Ka njerëz që më përshkruajnë një rutinë ditore me 1 ose 2 vakte me pak kalori e prapë janë obezë. Janë hormonet ato të cilat janë të disbalancuara e ju nevojitet një dietë për t’i kthyer në normë. Në këtë moment do filloni të bini nga pesha.

    A është më e vështirë të dobësohesh apo të shëndoshesh?

    Besojeni apo jo, por është më e vështirë të shtosh masë muskulare se sa të humbasësh dhjamë. Kur ti ke një peshë e dëshiron të humbësh, mjafton një dietë hipokalorike për t’ja dalë.

    Nëse ju jeni nënpeshë, jo vetëm ju duhet një dietë me shtesë kalorish, por ju nevojitet të merrni edhe multivitamina për t’i futur këta nutrientë brenda qelizave si dhe të ushtroni aktivitet fizik në mënyrë që t’i dëmtoni muskujt tuaj e ata të rigjenerohen duke shtuar volumin e tyre.

    “Ju mund të vini në jetë me një dorë letrash gjenetike jo të favorshme, por mund t’ja dilni të fitoni lojën përmes dietës së duhur ushqimore!

    Dr Matina Çobo

    Mjeke e Përgjithshme

    Këshilluese Dietike